Fëmijët tanë të politikës, që ende kanë nevojë për pelena!?

Skënder MULLIQI
Qëllimi i emancipimit politik nuk është më vetëm një njeri, por është një shoqëri e qliruar nga dominimi ndaj njeri- tjetrit.Në këtë mënyrë “pjekuria” politike humb kuptimin semantik të konceptit të emancimipit.Këta njerëz tanë të politikës nuk kan bërë asnjë tranformim të dobishëm post komunist, kalimi në demokracinë liberale.Këta fëmijë të politikës , që ende kan nevojë për pelena dështuan në formimin e organeve të shtetit edhe për herë 54 , që është rekordi më zymtë në historinë e një shteti.Këta deputetë janë treguar se janë si kungujtë nëpër ara të kollomoqit.Nuk i kan bërë as hapat fillestar në politikë .Kjo është një demokraci që vuan nga sëmundjet e fëmijërisë.Kështu që veq gjuha dhe veprimet e tyre në Kuvend të cilin nuk e respektuan fare si organin më të lartë të shtetit , tregon për skandalin më të madh të historisë të kohëve të fundit.Nuk janë bërë mbrenda natës fëmijë të politikës, por kan qenë të tillë, se kurrë nuk janë pjekur politikisht . Kompletë intelektualet , filozofët , shkencatrët dhe akademikët , qendruan duar lidhur para këtij komploti politikë në sallen e Kuvendit të Kosovës.Dhe, se bashku më ta edhe populli preferoj heshtjën përballë këtij uragani shkatërrues !Nuk kemi të bëjmë fare më qëndrime demokratike këtu, por kemi të bëjmë më njerëzit më predispozita të përbindëshave totalitar.Ata më vetëdije për muaj të tërë po e dërgojnë shtetin në shtratin e vdekjës!Nuk pamë asnjë mobilizim të tyre që të mbajnë në këmbë të shëndosha një shtet të vogël më një popullatë të vogël .Zhgënjimi tashmë është tëpër I madh në këto forca retrograde të vjetra politike të cilat haptas kan vu interesin përsonal para interesit të përgjithshem.Ata dhanë mësimin më të keq të papjekurisë politike , të gjithë qytetarëve të zhgënjyer dhe botës demokratike .Këta deputetë dështak dhe shumë të pa dije dhe të pa ndjenja për shtet dhe komb, të largohen përfundimisht nga politika dhe profesioinin qe ju ka kisha preferuar është të ruajnë lopët.Populli duhet më në fund pas një kohe të gjatë të përmirësoj gabimet duke mos votuar matrapazë politikë dhe hileqarë .Kan krijuar një shoqëri të sëmuar, se edhe sot ata vetë vuajnë nga sëmundjët e fëmijërisë , e që nuk kan mundësi ti kalojnë.Njeriu, si një fëmijë politik, imponohet pikërisht si subjekti ideal i një fillimi të ri, demokratik. I pa ngarkuar nga e kaluara dhe plotësisht i fokusuar në të ardhmen, ai është plot energji dhe imagjinatë, i gatshëm për të mësuar.Por këta nuk po rrezatojnë mësim , liri dhe demokraci , por po rrezatojnë autoritarizëm.Kjo i bënë ata të pa përshtatshëm për ti shërbyer shoqërisë. Dhe, lirinë e kan shëndrruar në mashtrim, sikur të ishte një përrallë për fëmijë.Ligji i historisë të çdo kombi duhet të respektohet pa kushte.Këta kuvendarë servil po e bëjnë të kundërtën.Sipas ideologjisë së re të tranzicionit, për të arritur demokracinë, vetëm faktorët objektivë, të jashtëm – ekonomikë, kulturorë, institucional – duhet të ndiqen me përpikëri. Këto postulate të demokracisë as që I kanë ditur dhe as që i kanë mësuar.Nuk guxojmë të lejojmë që pasi dolëm fitimtarë nga lufta të transformohemi mbrenda natës në humbës historikë.Një demokraci e pjekur kërkon qytetarë të pjekur, të orientuar drejt demokracisë, të cilët mendojnë dhe veprojnë në mënyrë autonome…Mijëra intelektualë , mijëra njerëz të tjerë nuk guxojnë të bien në një budallallëk aq të madh, meqenëse e lanë vetën të tërhiqeshin zvarrë nga hunda për një kohë shumë të gjatë. E vetmja mënyrë e mundshme për të dalë nga kjo papjekuri e vetëshkaktuar politike, është të kundërshtosh një botë të tillë dhe t’i rezistosh asaj.