Enis Bardhi e mbyll aventurën me Bodrumsporin

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi e ka mbyllur edhe përfundimisht aventurën me skuadrën e Bodrumsporit në Turqi. Këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar ndarjen me shkupjanin, duke konfirmuar se mes palëve ka përfunduar kontrata.

“Falënderojmë Bardhin për kontributin e dhënë. Kontrata e tij ka përfunduar dhe i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk. Mesfushori shqiptar te Bodrumspori u transferua në merkaton e janarit, pasi u largua nga Trabzonspori.

Enis Bardhi gjatë karrierës së tij ka pasur një eksperiencë të bukur në La Liga, ku ka luajtur për Levanten, teksa më herët ishte pjesë e Ujpeshtit në Hungari.