Në ditën e dytë të Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit në Kinë, Drejtuesi i Nvidia-s, Jensen Huang, tha për CGTN se shkalla e gjerë e shërbimeve të internetit në Kinë, ka prodhuar algoritme “jashtëzakonisht të sofistikuara” – një pikë e fortë “e nënvlerësuar” që ai e vendos ndër më të mirat në botë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se “Alibaba ka qenë një kompani e IA-së që nga fillimi”. Komentet e Huang erdhën pak çaste pas një bisede me Wang Jian, drejtor i Zhejiang Lab dhe themelues i Alibaba Cloud, ku të dy kujtuan bashkëpunimin e tyre të vitit 2012 dhe theksuan rëndësinë e burimit të hapur për përparimin e IA-së.