Dramë në Gjermani – fishekzjarrët shpërthejnë mes vizitorëve, 19 të plagosur

Gjatë një feste në Dyseldorf janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike.

Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Deri më tani nuk ka informacione nëse në grupin e të lënduarve ka shqiptarë, shkraun welt.de.

Disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.

Dëshmitarë okularë konfirmojnë se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë.

Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia e konsideron ngjarjen një “fatkeqësi tragjike”, ndërsa hetimet do të zbulojnë arsyet e sakta të ngjarjes.

Festa e Rinisë në Dyseldorf tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe zakonisht zgjat deri të dielën.