Djalë 10-vjeçar aksidentohet me trotinet elektrik në Gostivar

Më 24.07.2025, rreth orës 19:54, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident në rrugën “JNA” në Gostivar.

Një djalë 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan gjatë trajtimit në spitalin e Gostivarit.

Inspektimi në vendngjarje është kryer nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.TS