Detaje rreth aksionin policor në Shkup: Janë arrestuar të paktën tre persona, ndërpritet një kanal për transport të drogës sintetike – ekstazi
Sot pasdite është vërejtur një prani e madhe policore pranë Njësisë së Zjarrfikësve në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku po zhvillohet një aksion policor kundër një rrjeti kriminal.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni po udhëhiqet nga Byroja për Siguri Publike përmes Departamentit për Polici Kriminale dhe Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar. Gjatë operacionit është ndërprerë një kanal për transport të drogës sintetike – ekstazi.
Në terren, gjatë aksionit, janë privuar nga liria të paktën tre persona. Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme ekstazie – një drogë që paraqet rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për shkak se grupi i saj kryesor i synuar janë të rinjtë.
Sipas të njëjtave burime, pritet vazhdimi i aksionit me bastisje në disa lokacione në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës.