Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

Qindra turistë izraelitë janë bllokuar në anijen e tyre në ishullin grek Syros për shkak të protestave të mëdha kundër gjenocidit në Gaza, të cilat po mbahen në port, sipas disa raporteve në mediat hebraike.

Pasagjerët e anijes, “Crown Iris”, e cila operohet nga kompania detare izraelite Mano Maritime, pritej të zbrisnin në ishullin e Egjeut për një qëndrim gjashtëorësh, por për shkak të protestave nuk u lejua të zbresin nga anija.

Një pasagjer izraelit i tha televizionit Kan se, kur një nga izraelitët në bord pa protestat, “ngritëm flamuj izraelitë, dhe disa prej nesh nisëm të këndonim”. “Brenda anijes ndjehemi të sigurt, por fëmijët janë pak të stresuar”, tha pasagjeri anonim.

Sipas Kanalit 12, protestat janë organizuar nga një grup banorësh të ishullit, të cilët në rrjetet sociale kanë shkruar se “ngremë grushtin në solidaritet me palestinezët në Gaza”.

“Është e papranueshme që turistët izraelitë të mirëpriten ende këtu ndërsa palestinezët vuajnë në Rripin e Gazës”, thanë ata.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se ka biseduar me homologun grek, Giorgos Gerapetritis, për t’u marrë me këtë situatë.