Çfarë janë vredistët pë Mickon?

Fushata parazgjedhore tashmë ka filluar dhe partiçkat tona po gënjejnë shqiptarët e “Severnës” se po i votuam kandidatët e njërës, dhe jo të tjetrës, ku thonë se ne nuk jemi si ata, por ne do t’ia kthejmë dinjitetin qytetarëve.

Një nga këto premtime dje ndodhi edhe në Strugë, me rastin e hapjes së Shtabit komunal zgjedhor të vredistëve, të cilët para një minibusi militantësh dhe pa prezencën e z.Mendi Qyra, prezentuan kandidatin e VMRO-së z.Qyra, si kandidatura më e mirë përballë z. Sela si kandidaturë e mundshme e aleancistëvë në Strugë.

Duke mos patur një kandidaturë të tyre vasalët e Mickos do ta mbështesin kandidatin e VMRO-së, si kandidat i kamufluar, gjoja i pavarur për kryekomunar të Strugës, i cili që në start bie nga superliga e titanëve të rrethit jo për shkak të personalitetit të tij si biznesmen, por sepse komitët kanë lënë shije të hidhur për shqiptarët ndër vite dhe se VREDI nuk ka elektorat për t’u përallur me DUI-n dhe ASH që përbëjnë shumicën e elektoratit shqiptar në Strugë.

Ahere, kujt u shërbejnë vredistët në Strugë me mbështetjen që i bëjnë z.Qyra, shqiptarëve apo komitëve të VMRO-së?

Medai Shaholli