Carson Branstine, “debutuesja më e bukur” e Wimbledonit, rrëfen sakrificat për të financuar karrierën në tenis

Ylli kanadez i Wimbledonit, Carson Branstine, ka zbuluar se ka punuar si modele dhe shofere shpërndarjeje për të përballuar kostot e karrierës së saj në tenis.

24-vjeçarja arriti të kualifikohej në turne, duke fituar 66,000 funte (77,000 euro), edhe pse u eliminua nga numri 1 në botë, Aryna Sabalenka.

Foto: Screenshot/The Sun
Branstine tregoi se para finales së saj të parë në WTA në Cancun, kishte vetëm 26 dollarë (afërsisht 24 euro) në llogarinë bankare dhe shpërthyen në lot, shkruan The Sun.

“Thjesht i thashë vetes: ‘Bëje.’ Pas stërvitjes, dola nëpër Los Angeles dhe shpërndava darka”, rrëfeu ajo.

Përveç shpërndarjeve dhe modelingut, që e cilëson si punën e saj më të dashur jashtë fushës, Branstine ka përfunduar studimet në etikë dhe drejtësi, dhe ka punuar edhe në një zyrë ligjore.

“Nuk doja të mbështetesha te prindërit. Doja që gjithçka të vinte nga unë dhe nga mundi im”, tha ajo, duke shtuar se modelingu dhe tenisi, ndonëse të ndryshëm, të vendosin shpesh në pozitën e një objekti, duke harruar që je një njeri me ndjenja.