Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se buxheti i ri i propozuar i BE-së parasheh 100 miliardë për Ukrainën.

Paketa e propozuar për vitet 2028-2034 dyfishon buxhetin aktual për Ukrainën, raporton Sky News.

“Kjo për të mbështetur rimëkëmbjen, qëndrueshmërinë dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Von der Leyen.

Ajo tha se paketa e re e ndihmës do të ishte jetike për planifikimin afatgjatë të së ardhmes së Ukrainës.