Burri vdes në Nju Jork pasi aparati i rezonancës magnetike e tërhoqi për shkak të zinxhirit metalik që mbante

Një burrë 61-vjeçar ka ndërruar jetë nga plagët e rënda pasi u tërhoq brenda një aparati të rezonancës magnetike për shkak se mbante një zinxhir metalik rreth qafës, njoftoi policia amerikane.

Incidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në një institucion mjekësor në Westbury, Nju Jork. Sipas Departamentit të Policisë së qarkut Nassau, burri hyri në dhomën ku ndodhej aparati, ndërkohë që skanimi ishte në proces.

“Për shkak të zinxhirit të madh metalik që mbante në qafë, fusha e fuqishme magnetike e aparatit e tërhoqi atë, duke shkaktuar lëndime serioze,” thuhet në njoftimin e policisë.

Burri, emri i të cilit nuk është publikuar, u dërgua menjëherë në një spital lokal në gjendje kritike. Ai ndërroi jetë nga plagët e marra dhe u shpall i vdekur pasditen e së enjtes. Policia njoftoi se hetimet janë në vazhdim.

Aparatet e rezonancës magnetike përdorin një fushë të fuqishme magnetike për të krijuar imazhe të detajuara, dhe pacientët gjithmonë këshillohen të heqin bizhuteritë dhe sendet metalike para skanimit.