Bujar Osmani nga BDI ka deklaruar se shqiptarët në sektorin publik janë shndërruar në zero.
“Shqiptarët në punësimet publike dhe shtetërore janë shndërruar në zero si rezultat i anulimit të Balancuesit. Pasojat e Balancuesit ne do t’i shohim në vitet dhe dekadat që vijnë. Eliminimi, anulimi i Balancuesit në fakt ka treguar arsyen e vërtetës e pse e kemi sjell ne Balancuesin, për shkak se këtu ka një tendencë për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet. Ato kanë nisur nga përjashtimet në institucione kritike , prej institucioneve të sigurisë, pastaj edhe në institucione të tjera”, tha mes tjerash Osmani për TV21.