Bilall Kasami vetëshpallet lider i VLEN-it (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka shfaqur sot haptazi ambicien për të qenë lideri i vetëm i koalicionit VLEN. Në një deklaratë publike, ai e paraqiti veten si figura kryesore brenda koalicionit, duke lënë të nënkuptohet se në të ardhmen ai do të jetë kandidati i vetëm për kryesimin e kësaj strukture.

Nuk është hera e parë që Kasami tregohet i pangopur për lidership. Opinioni ende kujton ngjarjen e tensionuar me Afrim Gashin, ku pas një përplasjeje të ashpër që solli edhe gjakderdhje, Gashi u tërhoq dhe krijoi partinë Alternativa, duke i lënë rrugë të lirë Kasamit.

Sipas burimeve të ndryshme, dyshja Kasami-Azizi ka qenë pengesë kryesore që Arben Taravari të mos zgjidhet lider i VLEN-it. Po ashtu, ata shihen si arsyet kryesore pse VLEN nuk po kthehet në një parti të vetme një premtim që vazhdon të përsëritet, por asnjëherë nuk realizohet.

Sipas burimeve të ndrysbme thonë se VLEN mund të bëhet një parti, por vetëm nëse Bilall Kasami është lider.

Megjithatë, qytetarët duket se po e kuptojnë lojën e dyfishtë të këtij koalicioni të ndarë, por të bashkuar në premtime mashtruese.

Nga ana tjetër, anketat e fundit tregojnë rënie drastike të koalicionit VLEN, kryesisht për shkak të tolerimit ndaj presionit të VMRO-së mbi shqiptarët, çka ka shkaktuar zhgënjim të thellë në elektoratin shqiptar.