Bilall Kasami pranon donacion 800 mijë Euro nga Serbia. Dyshime për ndërtimin e Kishës? Mickovski nuk e le me folë! (VIDEO)
Sot Komuna e Tetovës, me në krye Bilall Kasamin, ka pranuar një donacion nga Serbia në vlerë prej 800 mijë eurosh?
Por kush është pronari dhe cila është kompania që e jep këtë donacion për Bilall Kasamin? Dhe pse e jep këtë donacion?
Unipromet është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2023, me pronar Ratko Popoviq.
Në vitin 2024 ka pasur të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim vetëm 50 mijë euro.
Në vitin 2025, kjo kompani i jep donacion 800 mijë euro Bilall Kasamit?
A është e mundur që një kompani që ka fitim vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, të japë një donacion prej 800 mijë eurosh?
A fshihen marrëveshje të dyshimta mes kompanisë serbe dhe Bilall Kasamit?
You sent
A mund të jetë ky donacion një marrëveshje për ndërtimin dhe lejen e Kishës në Tetovë?
Pse kompania serbe zgjodhi pikërisht Tetovën për të dhënë këtë donacion? A ka kërkuar diçka në këmbim të tij?
Lidhur me këtë çështje, portali TS ka pyetur Bilall Kasamin, por ai nuk mundej të përgjigje sepse kryeministri Mickovski nuk e la të flas.
Nga ana tjetër nuk është hera e parë që në emër të donacioneve, Kasami bën tregti, për të shitur apo ndërtuar më pas. Së fundmi, ai ka shitur parkingun e Tetovës në emër të një donacioni./TS/