Bilall Kasami injorohet totalisht edhe nga ambasadorja e SHBA-së Ageler. Tre vite as nuk e ka takuar e as ka shkelur në Tetovë!

Rami Mislimi

Fjalori, cinizmi dhe sjellja e Bilall Kasamit ndaj përfaqësuesve diplomatikë në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë pasoja të rënda për të dhe për Tetovën. Sipas burimeve zyrtare që disponoj, ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, nuk është takuar asnjëherë me kryetarin e Komunës së Tetovës. Jo vetëm që nuk ka ardhur në Tetovë, por nuk ka kërkuar as takim me të.

Ky injorim total nga një prej diplomateve më të rëndësishme në vend, është një sinjal i qartë për mospërfillje dhe dyshim ndaj mënyrës së funksionimit politik të Kasamit dhe mënyrës së financimit të Lëvizjes BESA.

Edhe pse Kasami ishte i pranishëm në ceremoninë e 4 Korrikut në ambasadën amerikane në Shkup, ambasadorja Ageler as nuk i është afruar e as nuk pranuar të bëjë fotografi me të. Duhet theksuar se kjo ceremoni ka një protokoll të qartë që thërret të gjithë kryetarët e komunave, por prania e tij nuk amniston faktin e injorimit publikisht nga ambasadorja.

Pas injorimit total të ambasadores Ageler, edhe ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani është duke e injoruar totalisht, madje Kasami përplasje të drejtpërdrejta diplomatike me Shailërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në të njëjtën linjë duket se po veprojnë edhe ambasadorët e Kosovës, Bullgarisë dhe vendeve të tjera, duke e futur kryetarin e Tetovës në një rreth të plotë injorimi diplomatik.

Kjo situatë është një lajm i hidhur për Tetovën, e cila po përjeton izolim diplomatik, turistik e ekonomik. Qyteti që dikur ishte epiqendra shqiptare e aktiviteteve ndërkombëtare, sot është kthyer në një qytet i harruar.

Mos harroni: Në të kaluarën, Tetova ka mirëpritur figura të rëndësishme si presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Stipe Mesiç, Bamir Topi, Sali Berisha, Edi Rama, eurodeputetja Tanja Fajon dhe shumë ambasadorë të vendeve të huaja.

Sot në vitin 2025, të rinjtë dhe të moshuarit udhëtojnë për një kafe në Ferizaj, një qytet që nga një fshat i vogël është kthyer në metropol, falë një kryetari vizionar. Ndërsa Tetova, me Bilall Kasamin në krye, nga një metropol po shndërrohet në një fshat mesjetar në pamje, në funksion dhe në reputacion.

Tetova nuk është fshat.
Tetova meriton jetë dhe dinjitet.
Në nëntor, Tetova do të lulezojë dhe do të rifitojë hijen e një qyteti europian.