Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në lidhje me kallëzimet për krimet zgjedhore.

Kryedemokrati Berisha deklaoi se të gjitha denoncimet që ka bërë opozita janë të bazuara në prova.

Ai pohoi se Dumani nuk duhet besuar pasi opozita e konsideron edhe atë përgjegjës farsën elektorale të 11 majit.

“Një gënjeshtar i pacipë si ai nuk duhet besuar në asnjë fjalë. Është bashkëpunëtor në krim. Asnjë padi e jona nuk bazohet pa prova. Kurrë. Ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Ramës, ndaj e akuzojmë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës për farsën elektorale”, tha Dumani.

Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi sot se për 43 materiale kallzuese është vendosur mosfillim i hetimeve pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale, e për këtë sipas tij ka vendosur pro prokurorisë edhe gjykata. Ai tha se kallëzimet për shitblerje votash nuk janë shoqëruar me prova konkrete, por me indicie dhe dyshime.