Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend.
Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim.
Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre, janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike.
Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin e ashtuquajtur “bota serbe”?
Ka një vijë që nuk duhet kaluar. Dhe kjo qeveri po e kalon çdo ditë.
BDI kërkon menjëherë rivendosjen e tabelave në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Respekti për gjuhën shqipe është e drejtë kushtetuese dhe vlerë themelore e rendit shumëetnik të këtij shteti.
Shqiptarët nuk do të heshtin përballë fshirjes së gjuhës së tyre nga hapësira publike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tronditet VLEN në Tearcë: Jep dorëheqje kryetari i Lëvizjes BESA Muhamer Isaku!
- Gazeta Kroate: Një vajzë që spiunonte për Serbinë, kishte qasje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës
- Stojanoski: Filipçe paralajmëroi koalicion me BDI-në, LSDM kthehet sërish tek partnerët e vjetër
- 12 zjarre ende aktive në Maqedoni
- Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe
- MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut
- Moti nesër me diell dhe i ngrohtë, shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima për fundjavën
- Bota serbe, bota ruse… Luftë botësh për Maqedoninë
- Reagim i Degës së BDI-së në Tetovë lidhur me prishjen e objektit të Shkollës Tekstile