“Baza” godet prostitucionin në Qerret, arrestohen në flagrancë dy kineze

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Baza” në Qerret të Kavajës nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor.

Policia shqiptare njofton se gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë i dy shtetaseve kineze:C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

“Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës”, transmeton Klankosova.tv.

“Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro”.

“Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar”.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim të policisë atje, transmeton Klankosova.tv.