Bayern Munich ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Luis Diaz nga Liverpooli.
Bavarezët kanë kryer një transferim të madh nga Reds dhe sot (e mërkurë) e kanë konfirmuar atë.
Bëhet fjalë për Luis Diaz, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin gjerman.
“FC Bayern ka nënshkruar me kolumbianin Luis Diaz nga kampionët e Ligës Premier, Liverpool”.
“Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë në Mynih deri më 30 qershor 2029 dhe do të veshë numrin 14 për kampionët gjermanë”, thuhet në njoftim.
Transferimi i yllit kolumbian thuhet se i ka kushtuar Bavarezëve 75 milionë euro.