Barça i zbulon fanellat e reja

Barcelona i ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2025/26.

Barça po kthehet te forma e zakonshme, me një pamje më moderne.

Të gjithë futbollistët janë përfshirë në zyrtarizimin e fanellave të reja.

Gjiganti katalunas synon ta ketë një tjetër sezon të suksesshëm nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Krahas Spanjës, ku u tregua dominuese në edicionin 2024/25, “Blaugrana” do ta synojnë suksesin edhe në Evropë në sezonin që do të nisë më 17 e 18 gusht.

Lamine Yamal me shokët do ta nisin rrugëtimin e tyre në La Liga me duelin si mysafirë që do ta kenë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit.