Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik
Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.
Ai kishte paralajmëruar se do të protestojë.
Koci paralajmëroi se nga mos konstituimi i Kuvendit po rrezikohet e Kosovës, teksa shtoi se miqtë dhe armiqët e Kosovës janë duke bindur që Kosova nuk është e aftë të mbajë një shtet.
“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, ka miq e armiqë tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajtë një shtet. Tashmë kjo nuk është politikë, po hynë në kategorinë e para politikës. Prandaj unë kërkojë që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protest nuk është veq për politikanët por edhe për krejt popullin i cili ka rënë në gjumë edhe është në një depression kolektiv”, ka thënë ai para mediave.