Autoritetet komunale në Shkup dhe Tetovë e testuan ujin e pijshëm që gjendet në rrjetin për shpërndarje
Në analizat kimike të ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të Qytetit të Shkupit, dolën rezultate të tilla që tregojnë se uji është i sigurt dhe cilësor për pije. Rezultate të mira dolën edhe në Tetovë, transmeton.
Në sektorin për sanitari në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup, sot janë marrë 43 mostra nga rrjeti i ujësjellësit nga stacione të ndryshme për pastrim dhe shpërndarje.
“Në përputhje me rezultatet nga analizat, të gjithë mostrat e sistemit të ujësjellësit në qytetin e Shkupit, i përshtaten Rregullores në lidhje me kërkesës për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup.
Te 43 mostrat janë kryer analizat fizike-kimike dhe mikrobiologjike.
“Të nderuar qytetarë të Tetovës, ju informojmë se janë kryer analizat laboratorike të rregullta të ujit të pijshëm në qytetin tonë. Bazuar në rezultatet e marra, u konstatua se uji i shpërndarë nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” plotëson të gjitha standardet e parapara për ujë të pijshëm dhe është i sigurt për konsum”, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”.
Ata kërkuan nga qytetarët që të përdorin ujin në mënyrë racionale.