Automjeti përplas turmën në Los Angeles, 31 të lënduar – disa në gjendje kritike

Më shumë se 30 persona janë lënduar pasi një automjet u përplas me një turmë në East Hollywood, në orët e para të së shtunës, ka bërë të ditur Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD).

Incidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale, pranë West Santa Monica Boulevard, në një zonë ku ndodhet një lokal muzikor.

Sipas vlerësimeve fillestare të ekipeve të emergjencës 4 deri në 5 persona janë në gjendje kritike, 8 deri në 10 në gjendje të rëndë dhe 10 deri në 15 të tjerë në gjendje të qëndrueshme.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo