Aubameyang, një shembull për Rashfordin – Barcelona do gëzohej nëse anglezi i arrin shifrat e ish-sulmuesit të Arsenalit
Marcus Rashford, 27 vjeç, ka zbarkuar në Barcelonë me shpresën për të rilindur njësoj si Pierre-Emerick Aubameyang dikur.
Sulmuesi anglez i bashkohet Blaugranave pas një periudhe të vështirë te Manchester United, nga ku u largua në heshtje – por me uri të madhe për rikthim.
Barcelona nuk paguan asgjë për momentin: marrëveshja është një huazim me opsion blerjeje vetëm 30 milionë euro dhe me Rashfordin që pranon të heqë dorë nga 25% e pagës së tij për të veshur fanellën e Barçës.
Një formulë që i ngjan shumë asaj të Aubameyangut në vitin 2022, i cili u largua nga Arsenali si “i padëshiruar”… dhe u bë “hero” në “Camp Nou”.
‘Auba’ shënoi 13 gola në vetëm 24 ndeshje, përfshirë një dopietë në “El Clasico”, dhe u kthye në një goditje brilante të afatit dimëror – për më tepër, u shit për 12 milionë euro vetëm disa muaj më pas. Modeli i tij i suksesit është tani një inspirim për Rashfordin.
Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit
Lexo po ashtu
Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit
Në skenarin më të mirë, Barça shpreson që Rashford të jetë versioni i ri i Aubameyangut. Në skenarin më të keq – një tjetër Joao Félix, që dha disa shkëndija por nuk arriti të lërë gjurmë të qëndrueshme.
Rashford mbërriti në Barcelonë të dielën në mbrëmje në orën 21:30 dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë të hënë, ndërsa prezantimi i tij zyrtar do të bëhet të martën.