ASH:” Vlenizimi” i hiseve të kazinove (Pjesa 2) – Masakër ekologjike në Kozhuf: Izet Mexhiti nuk reagon, a është peng i biznesit të kazinove?

Aleanca për Shqiptarët dënon me forcë shkatërrimin e paprecedentë ekologjik që po ndodh në malin Kozhuf, ku kompania në pronësi të Gjoko Sterjoskit – pronarit të rrjetit të kazinove dhe bastoreve “Sportlife” – po shkatërron mijëra metra katrorë pyje për interesa të ngushta biznesi, duke dëmtuar biodiversitetin dhe duke rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe cilësinë e jetës në të gjithë rajonin.

Qëndrimi i heshtur dhe i papranueshëm i ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, tregon për kapje politike dhe financiare, duke e bërë atë peng të industrisë së lojërave të fatit dhe duke penguar veprimet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit. I bëjmë thirrje Mexhitit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin menjëherë hapa konkretë për të ndalur këtë katastrofë ekologjike.

Kjo nuk është vetëm një çështje mjedisore, por edhe një çështje kombëtare dhe e drejtësisë sociale. Kozhufi nuk është pronë private për interesa biznesi; është pasuri e përbashkët e qytetarëve dhe duhet të mbrohet nga çdo kërcënim.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje me përgjegjësi dhe angazhim të plotë, dhe do të kërkojë llogari nga çdo zyrtar që dëmton interesat e qytetarëve dhe mjedisit, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të paraqes fakte të reja mbi lidhen e përfaqësuesve të koalicionit VLEN me bizneset e kazinove.

ASH:” Vlenizimi” i hiseve të kazinove (Pjesa 2) – Masakër ekologjike në Kozhuf: Izet Mexhiti nuk reagon, a është peng i biznesit të kazinove?