Kryetari në largim i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka privatizuar të gjitha pronat publike të tetovarëve, ndërsa tani po bën plane edhe për shitjen e ujit të pijshëm. Sipas të gjitha gjasave, sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm do të ja shet një kompanie private e cila të vetmin investim do ta ketë vendosjen e aparateve për matjen e ujit që konsumojmë qytetarët, ndërsa për këtë do ta rris çmimin e ujit në mënyrë drastike. Edhe këto para ashtu si paratë që mblidhen për mbeturina dhe pronat publike që u shitën për çmime qesharake, do të përfundojnë në kompani private dhe tek njerëz të afërt me Kasamin dhe partinë e tij.
Tetova nuk ka nevojë për privatizim të ujësjellësit sepse Tetova ka ujë të mjaftueshëm, por nevojitet vetëm të mos vidhen paratë që mblidhen nga qytetarët dhe ato të investohen në rrjetin e furnizimit. Të gjithë ekspertët kanë dëshmuar se uji humbet si pasojë e rrjetit të vjetëruar, ndërsa Komuna grumbullon mjete të mjaftueshme edhe me taksat aktuale që të bëjë këto investime.
Komuna e Tetovës nuk ka asnjë arsye të shëndoshë për të privatizuar ujësjellësin, por arsyeja e vetme do të ishte vetëm plaçkitja e tetovarëve dhe përfitimet personale të klanit të Kasamit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gëzhojë armësh bie në oborrin e një banori në Gazi Baba, Shkup
- Vjedhje në varrezat e Butelit: Merret busti i dajës së ndjerë
- Iljas Veseli shuan shpifjet: “Saraji drejt dhe gjithmonë faqebardhë!”
- Mickoski në Këshillin ekonomiko social: Dialog dhe përgjegjësi – rritje ekonomike dhe politika reale në shërbim të qytetarëve
- Rama: Trump është një mundësi e madhe për Evropën, ende po negociojmë për ishullin e Sazanit
- Janevska: Financojmë kërkime në tetë institucione publike shkencore, investimet në shkencë janë prioriteti ynë
- “A keni marrë ndonjëherë drogë? Rama: Më quajtën gjithçka – nga homoseksual, trafikant e përdhunues, por janë vetëm gënjeshtra
- Evidentohet 28 zjarre, 3 ende aktive në Maqedoninë e Veriut
- Vdekja e punëtorit nga Drenasi në Prizren, policia ndalon mbikëqyrësin dhe investitorin e punimeve
- 20 milionë euro për riparimin e Sallës Universale që u dogj vitin e kaluar