Më 24.07.2025, rreth orës 19:15, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar arrestuan J.M. (30), shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të sjelljeve agresive, arrogante dhe të pahijshme, me të cilat kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.
I njëjti është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.TS