Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur

Një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kishte bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

E njëjta ishte raportuar e zhdukur në fund të qershorit, ndërsa pas intervistimit në polici, ajo është kthyer te familjarët e saj.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ – Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur”.

“Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.