Arbër Ademi: ÇFARË DO TË THOTË NJË MENTALITET RETROGRAD

29,5% rezultuan shqiptarët në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 dhe 29,5% përllogariteshim deri në qershor të vitit 2024, kur u formua kjo qeveri pa legjitimitet dhe pa mbështetjen e shqiptarëve.

Me të ardhur në pushtet Stoillkoviçi me shokët e tij, shqiptarët i zvogëluan në 24,3%. Që në javën e parë sollën vendim për ndryshimin e formulës së balancuesit, ku shqiptarët u zvogëluan për 5.2%, pra nga 29,5% në 24,3%.

Nuk u mjaftuan me kaq. Edhe në ndihmën financiare për komunat, në formën e dotacioneve, shqiptarët u llogaritën 24.3%.

Nuk u mjaftuan as me kaq. Në tërësi, edhe përmes Gjykatës Kushtetuese, e shfuqizuan balancuesin, që shqiptarët fare të mos llogariteshin

Dhe prap, nuk u mjaftuan as me kaq. Në shtator të vitit 2024, pra nën këtë qeveri, shqiptarët u zvogëluan edhe në këshillat komunalë dhe në përfaqësimin në organet e pushtetit lokal. Ky është një vendim i paligjshëm, është antikushtetues dhe është diskriminues. Dhe këtë vendim e solli kjo qeveri. Dhe në këtë vendim po insiston kjo qeveri.

Ja ku janë edhe fotografitë e vendimit, që tregojnë qartë: në shtator të vitit 2024 është sjellë ky vendim, i cili duhet menjëherë të shfuqizohet!