Aksident në Tetovë – motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Më 23 korrik 2025, rreth orës 10:00, në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “JNA” në Tetovë, është raportuar një aksident trafiku, ku M.R. (49) nga Tetova, duke drejtuar motoçikletën “Honda” me targa vendore, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, M.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes intervenoi ekipi hetimor i SPB Tetovë, i cili kreu këqyrjen dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit.TS