Aksident në Kumanovë: Përplasen dy çiklistë të mitur nga Islanda, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane

Më 23 korrik 2025, në orën 12:09, në SPB Kumanovë është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Kumanovë–Sveti Nikollë, konkretisht në afërsi të fshatit Zubovc, rrethina e Kumanovës.

Sipas denoncimit, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga N.B. (42) nga Kumanova, ka goditur dy çiklistë të mitur nga Islanda, të cilët po stërviteshin në kuadër të Lojërave Olimpike Rinore Evropiane që aktualisht po mbahen në vendin tonë.

Si pasojë e përplasjes, të dy sportistët e rinj kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes intervenoi ekipi hetimor i SPB Kumanovë, i cili ka kryer këqyrjen e plotë të vendngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.