Deputetët e zgjedhur sot do të tentojnë për herë të 52-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Nesër shënohet 26 korriku, dita e fundit për të arritur funksionalizimin e parlamentit bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por, të enjten gjykata doli me një vendim të ri, transmeton Klankosova.tv.
Sipas vendimit të Kushtetueses, nëse as sot nuk bëhet konstituimi i kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.
Gjykata bëri të ditur se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.
“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;
TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;
III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;
TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /klankosova.tv