Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk pret rezultat mes LVV e NISMA-s për konstituim, as në ditët e fundit të afatit nga Kushtetuesja.
“Nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik e as fjalës së lirë të deputetëve nëpërmjet uzurpimit të ulëses së Kuvendit. Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura. Ajo çka pritet pas afatit 30 ditor, të kemi një interpretim të ri të Gjykatës Kushtetuese. Por ne kemi një interpretim dhe një mos respektim të saj, që do të thotë kemi përmbysje të rendit kushtetues”, ka thënë Abdixhiku pas dështimit të 40-të para mediave.
“Pas 30 ditësh ky Kuvend nëse nuk konstituohet ka huqur afatet dhe duhet interpretim i ri”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se propozimi i tyre mbetet qeveria e unitetit dhe më shumë nuk mund të bëjnë.