6 milionë euro borxh -përplasje në komunën e Zhelinës/ Sejdiu mohon, Sulejami ka fakte

Lufta politike në Komunën e Zhelinës vazhdon të thellohet, teksa kandidati i mundshëm i Frontit Kombëtar për Zhelinën, Emir Sulejmani, akuzon kryetarin aktual Blerim Sejdiu për borxh të thellë financiar dhe keqpërdorime të shumta. Nga komuna, zyrtarët vazhdojnë të mohojnë çdo akuzë, duke i quajtur të pabazuara pretendimet për një borxh prej mbi 6 milionë eurosh.

Por Sulejmani paralajmëron publikimin e dokumenteve zyrtare që sipas tij do të hedhin dritë mbi borxhin real dhe padrejtësitë e shumta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Emir Sulejamni thotë se faktet do ti kenë ditëve në vijim për borxhin e madh mbi 6 milionë euro.

“Të fala atyre që fshihen pas profileve zyrtare të degëve. Pasi kërkoni fakte, do t’i keni! Dhe jo vetëm për borxhin që ka shkuar në afër 6 milionë euro, por për çdo padrejtësi, çdo keqpërdorim dhe çdo hije që e keni hedhur mbi Komunën e Zhelinës dhe banorët.”

Sulejmani shton se çdo gjë do të dalë në dritë me fakte, dokumente dhe emra konkretë, ndërsa akuzon pushtetin lokal për presione të ulëta dhe përpjekje për frikësim të qytetarëve kritikë.

“Në vend që të na trembni, na bashkoni edhe më shumë kundër të keqes që e shtruat për tetë vite me radhë,” thekson ai.
Nga ana tjetër këshilltarët komunalë nuk kanë marrë paga prej gati dy vitesh, ndërsa borxhi vazhdon të rritet çdo ditë./TS/