Zhurma e bombardimeve që shemb ndërtesat në Rripin e Gazës me disa tonë eksploziv thuhet se është dëgjuar edhe në Izraelin qendror, transmeton Anadolu.
Kanali televiziv shtetëror izraelit KAN raportoi se shpërthime “të pazakonta” u dëgjuan ndërsa ndërtesat në Gaza u shkatërruan nga transportuesit e blinduar të ngarkuar deri në 9 tonë eksploziv.
Zhurma e shpërthimit në Gaza shkaktoi lëkundje që u ndien edhe nga disa izraelitë dhe se shpërthimet pritej të vazhdonin ndërsa ushtria izraelite vazhdonte përleshjet e saj në Gaza.
Sipas të dhënave nga zyra e medias qeveritare në Gaza deri në fund të majit, shkatërrimi në Rripin e Gazës si rezultat i luftës gjenocidale të Izraelit ka arritur në 88 për qind.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, kostoja totale e rindërtimit të zonave të shkatërruara në luftën e Izraelit në Rripin e Gazës është 40 miliardë dollarë.