Zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng, u takua të martën me krerët e delegacioneve të huaja që marrin pjesë në takimin e 20-të të Sekretarëve të Këshillit të Sigurisë të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Pekin.
Han tha se Iniciativa e Sigurisë Globale, e propozuar nga presidenti kinez Xi Jinping, dhe vizioni i sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme kanë fituar njohje dhe mbështetje nga një numër gjithnjë e në rritje vendesh, citon “Xinhua”.
Kina është e gatshme të punojë me shtetet e tjera anëtare të SCO-së për të mbështetur multilateralizmin për siguri të qëndrueshme, për t’iu përmbajtur frymës së sundimit të ligjit për përfitim të ndërsjellë dhe rezultate të favorshme për të dyja palët, për të mbështetur barazinë dhe solidaritetin për të ndjekur qeverisje të përbashkët dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërtimin e kapaciteteve, tha Han.
Përfaqësuesit nga delegacionet e huaja vlerësuan rolin e rëndësishëm të Kinës në mbajtjen e presidencës së radhës të SCO-së dhe shprehën gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë me përpjekje të përbashkëta.