Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të Beogradit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas raportimeve nga nova.rs, i riu është qëlluar disa herë ndërsa ndodhej në vendin e shoferit brenda një automjeti dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka njoftuar se dy persona kanë hapur zjarr ndaj viktimës. Të dy autorët janë arrestuar dhe gjatë kontrollit, te njëri prej tyre është gjetur arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në vrasje.
Të tre të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje janë të njohur për Policinë, ndërkohë që autorët e dyshuar janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.