Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Ajo në një postim në “X”, theksoi angazhimin e BE-së për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që synojnë de-përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Ne po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe përsërisim angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që çojnë në de-përshkallëzimin. Nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ndërsa Irani mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale. Evropa ka qenë gjithmonë e qartë: Irani nuk mund të fitojë kurrë një armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar. Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime të forta lidhur me programet raketorë bërthamorë dhe balistikë të Iranit, të cilat godasin jo vetëm qytete në Izrael, por edhe në Ukrainë”, ka shkruar ajo.
Ajo gjithashtu foli për situatën në Gaza, duke e përshkruar atë si “të papranueshme” nga ana humanitare.
Von der Leyen gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare për civilët në nevojë dhe kërkoi rifillimin e armëpushimit, si dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, për të arritur një përfundim të qëndrueshëm të konflikteve.