“Vogue” publikon pamjet nga dasma e Alex Soros, prezent edhe Edi Rama

Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, kurorëzuan dashurinë e tyre këtë fundjavë në një ceremoni elegante në rezidencën e tyre në Water Mill.

Çifti zhvilloi një ceremoni të përbashkët që ndërthurte ritet myslimane dhe hebraike, duke respektuar trashëgiminë kulturore të të dyve. Në festë morën pjesë emra të njohur të politikës dhe kulturës ndërkombëtare, përfshirë Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, dhe drejtoreshën e “Vogue” Anna Wintour.

Mes të ftuarve ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shfaq me një kostum ngjyrë pana, këmishë të bardhë dhe papion “burgundy”. Edhe pse vetë nuk ndau foto në rrjetet sociale, prania e kryeministrit Rama u fiksua nga objektivi i aparatit të revistës “Vogue”, që dokumentoi me imtësi momentet e ceremonisë.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Huma Abedin veshi dy fustane të personalizuara, krijuar nga shtëpitë e njohura të modës Givenchy dhe Erdem. Në vend të dhuratave tradicionale, çifti u kërkoi të ftuarve të kontribuonin për kauza bamirësie.