VLEN njofton qytetarët se në Kuvend janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin, përkatësisht të Ligjit për Administratën Shtetërore, me çka hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së kompensimit financiar për punonjësit e Inspektoratit të Gjuhëve.
Kjo është një çështje që për vite me radhë është zvarritur dhe lënë në harresë nga qeveritë e mëparshme, ndërsa tashmë, falë angazhimit të VLEN dhe vullnetit politik të shumicës parlamentare, po merr drejtim të qartë dhe zgjidhje të merituar.
Pas stabilizimit të kësaj situate, VLEN do të nisë menjëherë procedurat për ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në një nivel më të lartë institucional, me qëllim që më pas edhe Inspektorati i Gjuhëve t’i bashkëngjitet këtij institucioni të rëndësishëm.
Ndryshimet e miratuara, përveçse mundësojnë funksionalizimin financiar të Inspektoratit, përfshijnë edhe një marrëveshje politike të rëndësishme që i jep Inspektoratit të Gjuhëve të drejtën për shqiptimin e gjobave, një kompetencë kyçe për rritjen e efikasitetit dhe zbatimin konkret të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
VLEN do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për avancimin e pozitës së gjuhës shqipe dhe për garantimin e të drejtave të barabarta gjuhësore për të gjithë qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Albi Qamili bartës liste i VLEN-it në Tetovë, si Bilall Kasami “ua nguli” partnerëve AAA dhe LD-së. Nis pakënaqësia?
- Haradinaj bën homazhe në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA
- Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!
- Ferizaj bëhet me internet falas në shesh (VIDEO)
- Bujar Osmani çohet në 5.30 të mëngjesit dhe sheh tmerrin në lagjet e Çairit (VIDEO)
- Shpallja e qeverisë së re, Rama sot zbulon emrat e ministrave
- Është regjistruar tërmet në Maqedoni
- VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!
- Policia jep detaje për bastisjet kundër armëve pa leje në veri, në pranga një 73 vjeçar
- Shkup: Arrestohet 57-vjeçari për mbajtje dhe tregtim të palejuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese