Prej sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë, çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulet për 2.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Vendimi ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.3 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 75,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 39,583 (denarë/kilogram).