Ujë i pastër për Strugën – Mexhiti nisi mega-projektin me vlerë prej 90 milionë denarë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zyrtarisht ka filluar fazën e parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.
Në ngjarje ishte i pranishëm zëvendëskryeministri I pare dhe ministri i Mjedisit Jetësor, z. Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.
“Vetëm në fazën e parë do të investohen rreth 90 milionë denarë, ose 1.5 milionë euro, me të cilat do të përmirësohen kushtet higjienike dhe do të ulet rreziku nga fibrat e dëmshme të azbestit. Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit tonë strategjik për një mjedis jetësor të shëndetshëm”, deklaroi ministri Mexhiti.
Rekonstrukcioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të përfshijë 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime në zonën urbane të Strugës.
“Qëllimi i projektit është zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të rrezikshëm me materiale të sigurta dhe moderne, përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritja e kapacitetit dhe efikasitetit të sistemit të furnizimit me ujë”, deklaroi zëvendës kryeministri i parë Mexhiti.
Ky investim është vetëm pjesë e një vizioni më të gjerë për një mjedis urban të qëndrueshëm, me fokus në shëndetin publik, ujë të sigurt dhe infrastrukturë modern, shtoi Mexhiti.
Ngjarjes së fillimit të fazës së parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej azbesti në qytetin e Strugës iu bashkangjitën ministra, zëvendës ministra, deputetët e zones si dhe një numër i madh qytetarësh nga Struga.
Ujë i pastër për Strugën – Mexhiti nisi mega-projektin me vlerë prej 90 milionë denarë