Më 25.06.2025 në ora 18:30 në SPB Shkup, 83-vjeçarja ka denoncuar se është mashtruar nga një person duke ia marrë 30 mijë euro.
“Personi është paraqitur dhe është prezantuar si mjek, pas çfarë i ka thënë se bija e saj ka pasur aksident trafiku dhe duhet të operohet, por që duhet të paguajë. Pasi janë dakorduar, ajo i ka dhënë paratë ndaj personit në moshë prej 60 vjeç, kurse më pas ka kuptuar se është mashtruar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.