U dënua për telefonatën live nga qelia me Beti Njumën, reagon Ilir Meta: Nuk e dija që kishte kaluar ora! Po lahem me bidona, nuk ka ujë!
Kreu i PL, Ilir Meta ka zhvilluar sërish një intervistë ku konfiormoi se është i vertetë lajmi se është dënuar me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitetet e tij sportive pasi ka realizuar intervistën me gazetaren Beti Njuma.
Meta shprehet se nuk ishte në dijeni për rregullin strikt që telefonatat realizoheshin deri në orën 20:00, dhe se telefonat e tij ishte zgjatur deri në orën 20:10.
“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja.’’
I vetmi shqetësim për Metën në qeli është se mungon uji dhe kur vjen 1 ose 2 orë, mbushin bidonat për t’u larë.
Intervista e plotë:
Intervistë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për “Ora News”, gazetarit Andi Kurti (Pjesa e parë)
Intervistoi: Andi Kurti
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Meta: Më dënuan 10 ditë pse dhashë intervistë. Në qeli nuk ka as ujë, ju rrëfej jetën time këtu
Z.Meta a është i vërtetë lajmi që jeni dënuar me 10 ditë për mos zhvillim të aktiviteteve sportive për shkak të intervistës që dhatë pak ditë më parë për gazetaren Beti Njuma në Ora News?
Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00.
Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja.
Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.
Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male.
Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta.
Si ndiheni në burg tani prej 8 muajsh?
Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme.
Po me të nxehtin tani si ja bëni?
Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin.
Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë.