Trumpi s’pret që Izraeli t’i pakësojë sulmet ndaj Iranit: Do ta kuptoni brenda dy ditëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, i cili duhet “të heqë dorë tërësisht” nga armët bërthamore, sipas komenteve të publikuara nga një reporter i televizionit CBS në rrjetin X.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente gjatë largimit të tij nga Kanadaja në mesnatë, ku të hënën mori pjesë në një samit të Grupit G7, raporton gazeta “The Guardian”.

Trumpi parashikoi se Izraeli nuk do t’i pakësojë sulmet kundër Iranit.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Do ta merrni vesh gjatë dy ditëve të ardhshme. Do ta merrni vesh. Askush nuk është ngadalësuar deri më tani” – tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se ai mund t’i dërgojë emisarin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose nënpresidentin e ShBA-së, JD Vance, për t’u takuar me zyrtarë iranianë.

Megjithatë ai shtoi se kjo “varet se çfarë ndodh kur të kthehem”. Kur u pyet nëse përfshirja e ShBA-së do ta shkatërronte programin bërthamor të Iranit, ai tha se shpresonte që ky program “të zhdukej shumë kohë para kësaj”.