Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje edhe një herë për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë se sa të ngushta janë në të vërtetë përpjekjet diplomatike.
Trump shkroi në Truth Social përsëri, duke shënuar kështu herën e dytë këtë fundjavë që ai ka bërë thirrje për paqe në enklavë.
Por kjo ndodhi pasi të paktën 72 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, duke ngritur pyetje të mëtejshme.
Ndryshe, ai më herët tha se mendon se një armëpushim në Gaza është afër.
“Është një situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza. Njerëzit po vdesin. Shoh njerëz që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, tha republikani.
Trump beson se armëpushimi midis Tel Avivit dhe Teheranit ka hapur derën për t’i dhënë fund luftës në Gaza, e cila tani po i afrohet vitit të dytë.