Trump ironizon konfliktin Izrael-Iran: Kanë pasur një sherr të madh, si dy fëmijë në oborrin e një shkolle

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e krahasoi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si një luftë të madhe, mes dy fëmijëve në oborrin e një shkolle. Duke folur për tensionet mes Izraelit dhe Iranit, pas sulmeve ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane, Tramp tha se objektivat në Iran janë shkatërruar totalisht dhe se për shumë kohë s’do të ketë armë bërthamore. Në margjina të Samitit të NATO-s, në Hagë, Trump dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, teksa folën për tensionet mes Izraelit dhe Iranit.

“Ata nuk do të zihen me njëri-tjetrin. E kanë pasur. Kanë pasur një sherr të madh, si dy fëmijë në oborrin e një shkolle. E dini, ata zihen si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për rreth 2, 3 minuta, pastaj është e lehtë t’i ndalosh”, deklaroi Donald Trump, President i SHBA-së

“Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë”, tha Mark Rutte, Sekretar i NATO-së.

“Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar”, u shpreh Donald Trump, President i SHBA-së.