Toshkovski për aksidentin në Koçan: Do të bëj çfarë të mundem si ministër, por nuk do të përfitoj nga kjo në media
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se është vazhdimisht në komunikim me prindërit, por se nuk dëshiron ta përdorë këtë për PR dhe shfrytëzim mediatik, duke zbuluar se tashmë ka qenë në Koçan, ku është takuar me disa nga prindërit e viktimave në diskotekën “Puls”.
“Ajo që mund të bëj si ministër dhe ajo që jam i detyruar ta bëj, do ta bëj, por nuk do të përfitoj nga kjo në media. Pati shumë biseda, pati biseda shumë konstruktive me ata prindër”, deklaroi Toshkovski, në një intervistë për RTVM.
Duke folur për zjarrin në diskoteken e Koçanit, Toshkovski tha se “një nga përpjekjet e fundit për manipulim nga opozita është se hetimi ka përfunduar, ndërsa informacionet nuk ka qenë të disponueshëm për publikun”.
Ai shprehu bindje se nga ajo që ishte informuar deri më tani, kishte një sasi të madhe provash për shumë njerëz, për veprime dhe mosveprime.
Toshkovski tha se ishte gjithashtu gënjeshtër se nuk janë përfshirë funksionarë e policisë që ishin aktualisht përgjegjës.
I pyetur në lidhje me kërkesat e të afërmve të të pësuarve në zjarrin në diskotekën “Puls” për të shkuar në Koçan dhe për t’i takuar personalisht, Toshkovski tha se ka qenë në Koçan dhe ishte takuar me disa nga prindërit. “Isha në Koçan. Isha, u pashë me një numër të mirë të prindërve”, u përgjigj ministri.
Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, i cili ndodhi herët në mëngjes më 16 mars, mori 62 jetë, dhe rreth 200 të lënduar u dërguan në spitale brenda dhe jashtë vendit për trajtim.