“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Europë për pushime në plazh.

Për këtë shkrim të “Telegraph”, ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tregon se si gazetar prestigjioze rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Postimi i Ramës:

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet

Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore