TETOVË/ Vajza e re tenton të hidhet nga Qendra Tregtare. Shpëtohet nga policia (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në një nga qendrat tregtare në qytetin e Tetovës, ku një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Fatmirësisht, reagimi i shpejtë i kalimtarëve dhe ndërhyrja vendimtare e Policisë ka bërë që vajza të shpëtohet në momentet e fundit.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka arritur ta largojë nga rreziku dhe t’i ofrojë ndihmën e parë. Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë vajzën në këtë akt të rëndë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./TS/